Mesfushori francez, Abdoulaye Doucoure, ka bërë të ditur se planifikon ta braktisë skuadrën angleze Watford.
Së fundmi është raportuar se ai ka qenë në bisedime me zyrtarë të skuadrës franceze, Paris Saint-Germain, shkruan Goal.
Futbollisti Doucoure i ka bërë të ditura ambiciet e tij publikisht para gazetarëve francez.
“Po, unë mendoj se do të largohem nga Watford. Klubi është i vetëdijshëm për ambiciet e mia dhe dëshiron të më ndihmojë në këtë aspekt”.