Drake goditet me telefon gjatë një performance në turneun e tij

Prishtinë | 07 Kor 2023 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Vargu i artistëve që po goditen me objekte në skenë, po vazhdon akoma.

Reperi Drake ishte viktima e radhës e këtij trendi që po konsiderohet qesharak, por që po rezulton të jetë i rrezikshëm, shkruan Billboard, transmeton Klankosova.tv.

Reperi u ngjit në një skenë të Çikagos në natën e hapjes së turneut të tij të shumëpritur, kur u godit me një telefon.

Bebe Rexha, Lil Nas X, Kelsea Balerini dhe Ava Max janë disa nga artistët që janë goditur gjatë performancave të tyre në skenë.

Të ngjashme