Drake përqafon trofeun si Michael Jordan

| 14 Qer 2019 | 16:07 | Nga

Drake ishte padyshim fansi më i përfolur i finaleve të sivjetme të ligës më të fortë në basketboll, NBA.

Përpos në mediumet e showbizz-it, për të gjithashtu flitej edhe në ato të basketbollit, pas atmosferës që e krijonte për klubin e qytetit të lindjes, Torontos.

Raptors triumfuan mbrëmë ndaj Golden State Warriors duke e arritur fitoren e katërt ndaj tyre dhe duke e fituar titullin e parë në histori të klubit, por edhe të Kanadasë.

Ndërkaq ylli i repit e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi duke e përqafuer trofeun ashtu siç kishte bërë Michael Jordan më 1991 kur e kishte rrëmbyer titullin e pare.

https://www.instagram.com/p/ByrnqIrlrdp/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme