Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë një postim ku prek të gjithë shqiptarët.
Në InstaStory-n e tij, ai ka hedhur një fotografi me një kapele me flamurin kombëtar kuqezi, transmeton Klankosova.
Dhe shqiponja dykrenare nuk po shfaqet për herë të parë tek reperi, pasi ai edhe më parë kishte veshur një xhaketë po me këtë simbol.
