Ish-zevëndëskryeministri i Serbisë në kohën e udhëheqjes së Millosheviqit, Vuk Drashkoviq, ka thënë se Serbia me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70 për qind.
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka shpërndarë një video në rrjetin social “X” ku Drashkoviq pohon një gjë të tillë ndërkohë që akuzon propagandën serbe.
“Ish-Zëvendëskryeministri i Serbisë, Draskoviq: ‘Serbia, me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70%! Së këndejmi, i bie që, Bashkimi Evropian është duke u mashtruar kot se Serbia do ta ndjekë një politikë të drejtë gjersa madhëron atë se çfarë ka bërë shteti serb gjatë luftërave në ish-Jugosllavi”, ka shkruar Musliu.