Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Serbinë.
Kështu ka thënë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun.
Për të as bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe krijimi i Shqipërisë së Madhe nuk e zgjidh këtë çështje, shkruan Tanjug.
“Nuk do të ishte paqësore, as zgjidhje e qëndrueshme – nuk do të ishte zgjidhje për stabilitetin e rajonit. Përkundrazi”, ka thënë Drecun.