Ekipi i Xhudos Kosovare, është nisur nga Algjeria në drejtim të Kosovës.
Trajneri i njohur Driton Kuka, ka bërë një postim në Facebook, ku ka lënë të kuptohet se ata janë nisur drejt Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Drejt atdheut … Pesë medalje për Kosovën. Ekipi do ec tutje drejt Lojërave Olimpike #Paris2024 #proudcoach”, ka shkruar Kuka në mbishkrimin e Fotografisë.
Kujtojmë që ekipi i Xhudos Kosovare, në Lojërat Mesdhetare ka fituar pesë medalje, tre të arta dhe dy të bronzta.
Diatria Krasniqi, Laura Fazlliu e Loriana Kuka, kanë fituar medaljen e Artë, ndërsa Akil Gjakova e Flaka Loxha kanë siguruar medalje të bronzta për Kosovën.