Znj. Ekatherina Trandafilova – kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, në vend të sqarimeve se të akuzuarve, krerëve të UÇK-së do t’ju kthehen të drejtat themelore të njeriut për rikthimin, kontaktin me familjarët dhe vizitat private, ajo paska paragjykuar si një lloj frikësimi se kinse DHSK-ja/ Gjykata Speciale mund të shqiptojë dënime kapitale siç është dënimi me burgim të përjetshëm.
Kjo qasje e znj.Trandafilova përbënë frikësim dhe paragjykim ndaj proceseve gjyqësore penale që po zhvillohen kundër krerëve të UÇK-së.
Znj. Trandafilova duhet të premtoi se kjo gjykatë tash e tutje do ta zbatojë parimin e publicitetit në procedurë penale ndaj krerëve të UÇK-së si detyrim që rrjedh nga Kodi Procedurës Penale të Kosovës, Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Konventat Ndërkombëtare.
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja duke vrapuar pas dyshimit, po e shkelin pafajësinë si parim themelor në procedurë penale.
Prandaj Kuvendi i Kosovës mund ta kërkojë themelimin e një Këshilli Gjyqësor të Dhomave të Specializuara dhe një KPK të ZPS-së, e qe do të menaxhonin dhe vlerësonin performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pavarësia absolute, nënkupton papërgjegjësi për të mos thënë anarki kudo dhe në rastin konkret sikurse të Dhomat e Specializuara në Hagë.