Një grup serbësh kanë marshuar nga sheshi i Mitrovicës së Veriut në drejtim të shtatores së “Car Lazarit”.
Ata kanë kundërshtuar arrestimin e Milun Milenkoviq, “Llune”, udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile”, raporton Kosovo-onllajn, përcjell KlanKosova.tv.
“Na e ktheni trajnerin”, “Nuk të japim Llune” dhe “Drejtësi për Llunen”, kanë qenë thirrjet e grupi marshues.
“Llune” është arrestuar të martën nga njësia speciale e Policisë së Kosovës me dyshimet për organizimin e sulmeve mbi pjesëtarët e KFOR-it.