Drejtësia kriminale e Kosovës!

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 13:15 | Nga Kimete Berisha

Po kërkon dhe po pret Drejtësi nga Serbia, kurse Drejtësia e Kosovës kriminelin serb Goran Stanishiq, e dënoi me 20 vjet burg, për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Lipjan!

Çka po ju duken bre juve viktimat shqiptare!
Pse nuk po ua mbushin syrin?
Pse talleni me to?
Kush keni Ju?

Drejtësisë së Kosovës ku me ditë qysh u duken vitimat shqiptare të luftës… u duken ‘askushi’, se s’ka kush intervenon për ta…
s’ka kush ua mbush gushën me pare dhe s’ka kush ua mbledh betë….

Nuk janë ‘viktima’ që ju sjellin levërdi.

Serbia nuk po të ndalon t’i dënosh krimet e shtetit serb në Kosovë.
Pse pra nuk po i dënon kriminelët serbë, dhe kur po i dënon – po i fal!

Dinë këta gjykatës kriminelë të japin edhe dënime të përjetshme për një vrasje, ama duhet t’i frymëzosh disi…

Drejtësia e Kosovës i shërben krimit, e frymëzon krimin dhe e shpërblen krimin!

Ky shtet është i shthurur dhe nuk ka të ardhme, nëse nuk dekriminalizohen Gjykatat, së shpejti ky vend do ta hajë vetveten.

P.S. Në Gjykata, në Polici, në AKI i gjen hajnat, kriminelët dhe psikopatët më të mëdhenj!

Të ngjashme