Drejtësia mund të vendoset kur ka impenjim

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 21:37 | Nga Besa Ismaili

Dënimi i përjetshëm për burrin (E.L) që vrau gruan e tij në Pejë është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe luftës kundër dhunës ndaj grave në Kosovë.

Ky vendim tregon se dhuna ndaj grave nuk do të tolerohet dhe se drejtësia mund të vendoset kur për drejtësi ka impenjim.

Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një mesazh i qartë për shoqërinë tonë: dhuna nuk ka vend në familje apo në asnjë aspekt të jetës.

Të vazhdojmë të mbështesim viktimat, të luftojmë për barazi dhe të kërkojmë zgjidhje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave njëherë e përgjithmonë.

Të ngjashme