Drejtësia për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk ndodhë, sepse drejtësia është lënë jashtë politikës

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Pa dyshim, thyerja e heshtjes është heroizëm për të gjitha ato gra dhe burra, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Pikërisht, për shkak të stigmës së fuqishme dhe fajësimit të viktimave që ndodhë brenda shoqërisë sonë.

Por, a nuk na bën ky realitet i dhimbshëm të gjithëve pa përjashtim fajtorë, që flasim për thyerjen e heshtjes dhe nuk flasim dhe nuk veprojmë për drejtësinë?

Ne duhet të vëmë gishtin e fajit kah vetja jonë, në dy aspekte, në aspektin social:

  • që për kaq shumë vite që në mënyrë indirekte mbajtëm anën e përdhunuesve, duke vazhduar me zullumin ndaj viktimave.
    në aspektin institucional:
  • lënia jashtë politikës e drejtësisë.

Pavarësisht përpjekjeve të qendrave joqeveritare, aktivistëve dhe disa zyrtarëve, institucionet e Kosovës nuk e kanë bërë dhunën seksuale gjatë luftës, çështje prioritare shtetërore në aspektin ndërkombëtar dhe diplomatik.

Madje edhe në nivel kombëtar, gjatë viteve jo rrallë, çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës është trajtuar më shumë si barrë sociale dhe ekonomike sesa si përgjegjësi morale, politike dhe e drejtësisë.

Ndërkohë, për shtetin e Kosovës, sfida gjigande vazhdon të mbetet ballafaqimi me Serbinë që mohon krimet e veta, dhe angazhimi diplomatik me bashkësinë ndërkombëtare që nuk njeh dhunën seksuale si krim lufte në Kosovë.

Por drejtësia është domosdoshmëri! Dhe drejtësia nuk ndodhë dot pa presion politik, diplomatik dhe shoqëror. Nuk ndodhë dot as pa aktakuza, pa dënime.

Le të bëjmë drejtësinë realitet për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Ky është borxhi ynë qytetar dhe institucional ndaj Kosovës.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Të ngjashme