Drejtësia s’është vetëm normë, por kusht për lumturinë

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 08:01 | Nga

Luljeta Aliu ka studiuar Shkencat Politike, Letërsinë Gjermane, Të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ekonominë në Zvicër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përpos angazhimeve të saj si analiste politike dhe kandidate për doktoratë, Luljeta është iniciatore e një nisme qytetare për njohjen e barasvlershmërisë së punës së gruas në shtëpi me punën e burrit jashtë shtëpisë, e dorëzuar në Komisionin për Legjislacion që të votohet në Kuvend, në mënyrë që gratë të mos diskriminohen në pronë.

Aliu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Iluminizmi është dalja e njeriut nga mituria e vetëshkaktuar, kishte thënë Immanuel Kant.

E vetëshkaktuar ishte kjo mituri, sepse nuk ndodh për mungesë intelekti, por shkaku i përshtatjes së njeriut në zonën e tij të komforit, nga ku të rrallët tentojnë të dalin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme