Drejtoresha e CIA, Gina Haspel, ka dëgjuar një audio-incizim të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, gjatë vizitës së saj në Turqi gjatë kësaj jave, dy burime i kanë thënë Reuters-it të enjten, përcjell Klan Kosova.
Përfaqësues të CIA-s dhe inteligjencës turke kanë refuzuar të komentojnë mbi shqyrtimin e incizimit nga Haspel.
Arabia Saudite fillimisht kishte mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggi-t më dy tetor, por një zyrtar saudit eventualisht ia kishte atribuuar vdekjen e tij konsulatës saudite në Stamboll si tentim të dështuar për ta rikthyer atë në mbretëri.