Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 9 mars.
Gjatë vizitës në vendin tonë ajo do të takohet me udhëheqësit politik duke përfshirë kryeministrin Isa Mustafa, ministren e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, atë të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, dhe Financave Avdullah Hoti, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Ruiz Calavera do të vizitojë poashtu projektet e financuara nga BE-ja dhe do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile, student dhe biznismenë.