Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit pranveror, në të cilën raportoi drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj.
Drejtori i AKI-së, Selimaj, me këtë rast, ka njoftuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, përfshirë ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës dhe trenin provokues që Serbia tentoi ta fusë në Kosovë.
Por, mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura dhe mediet janë lejuar vetëm të marrin pamje nga fillimi i takimit.