Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, është pensionuar të martën.
Ai gjatë ditës së djeshme ka përfunduar mandatin e tij në krye të këtij institucioni duke e dorëzuar pozitën te një ushtrues i detyrës deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.
Në një deklaratë për KALLXO.com, Zogaj e konfirmoi se është pensionuar.
“Dje kam përfunduar zyrtarisht mandatin si drejtor i burgjeve. Detyrën time ia kam dorëzuar tashmë ushtruesit të detyrës deri në zgjedhjen e një drejtori të ri”, tha Zogaj.
“Konkursi është mbyllur dhe së shpejti pritet që kandidatët të thirren për intervistë”, tha ai.
Detyrën e drejtorit të SHKK-së do ta ushtrojë Rasim Selmanaj, i cili aktualisht është drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Dyz afër Podujevës.