Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve, me dyer të mbyllura

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar në Kuvendin e Kosovës, para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, raporton Ekonomia Online.

Raportimi është bërë me dyer të mbyllura, përderisa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Agjenda e plotë e Komisionit:

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

R e n d i   i  d i t ë s:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 25.09.2024
3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z.Petrit Ajeti
4. Të ndryshme

Të ngjashme