Drejtori i Klinikës së Biokimisë dhe 5 të tjerë hyjnë në vetizolim

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, së bashku me 5 pjesëtarë të tjerë të kësaj klinike janë futur në vetizolim pasi ata kanë pasur kontakt me një person të prekur me Covid 19.

Veseli në për një përgjigje të shkurtër për Kohën ka thënë se që nga dita e diel ata janë futur në vetizolim.

“Kontaktin e parë me një person të prekur me koronavirus e kemi pasur të premten unë dhe dy pjesëtarë të stafit të klinikës. Ne të dielën menjëherë jemi futur në izolim si masë parandaluese ndonëse ende nuk kemi ndonjë simptomë të këtij virusi. Gjendja e të gjithë neve është e mirë dhe stabile”, ka thënë Veseli.

Megjithatë Veseli ka thënë se do të ishte mirë që atij dhe stafit të tij t’i bëhej testi në mënyrë që në rast se ata dalin negativ të vazhdojnë punën në Klinikën e Biokimisë pasi që është e nevojshme që aty të vazhdohet puna.

Veseli më tutje ka thënë se edhe laboratori i Klinikës së tij janë disa analiza që bëhen për të prekurit me Covid-19.

Të ngjashme