Klinika e Mjekësisë Sportive ka të pranuar një numër të madh të pacientëve të prekur me Coronavirus. Në këtë Klinikë të destinuar për trajtim të rasteve me Covid-19, janë duke u trajtuar rreth 95 pacientë, e të paktë janë ata që janë të vaksinuar, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, në një deklaratë për Ekonomia Online, tregoj për gjendjen në këtë klinikë dhe trajtimin e këtyre rasteve.
Ai tha se aktualisht i kanë 95 kapacitete për hospitalizim, ku shumica e pacientëve janë me oksigjenoterapi, ndërsa numri i pacientëve në gjendje të rëndë janë gjashtë.
“Në mjekësinë Sportive aktualisht i kemi 95 kapacitete për hospitalizim, mirëpo gjatë kësaj dite do bëhet edhe hapja e pjesës tjetër që do jenë edhe 80 shtretër të tjerë. Kapacitetet janë të mbushura ku çdo ditë e kemi me atë numër, pra zakonisht janë 90-95 dhe shumica e pacientëve janë me oksigjenoterapi, dhe numri i pacientëve me gjendje më të rëndë është gjashtë”, tha Ahmeti.
Qytetarët që po trajtohen në Mjekësinë Sportive rrallë janë të vaksinuar, thotë Ahmeti dhe se kjo valë e shpërndarjes së Coronavirusit ka dalluar grupmoshat e prekura.
“Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar, ekzistojnë vetëm katër pacientë që janë me dy vaksina dhe pesë me një vaksinë”.
“I kemi vërejtur dallimet tash me variantin Delta, numri i kërkesave është shumë i madh, pra vetëm për një ditë është mbushur Klinika e Mjekësisë Sportive që nuk ka ndodhur herëve të kaluara dhe gjithashtu mosha mesatare është mosha mesatare, pra për dallim që më herët kanë qenë mosha të shtyra, tash kemi moshë mesatare”,
Ahmeti theksoi se çdo ditë janë duke u bërë lirimet e pacientëve që janë në gjendje më të mirë në mënyrë që të krijohet hapësirë për pacientë të tjerë.
“Janë disa ditë që në mjekësinë sportive janë mbushur kapacitetet, mirëpo ne çdo ditë bëjmë lirimet e pacientëve të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pranimin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim. Tash po bëhen përpjekje që të hapen edhe pjesa tjetër e mjekësisë sportive duke pasur nevojën e madhe për hospitalizim pra është hera e parë prej se ka fillua pandemia që numri është më i madhi”, theksoi tutje ai.