Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së Eset Berisha, priti në takim delegacionin e KFOR-it

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, z. Eset Berisha, dje priti në takim delegacionin e KFOR-it në përbërje të shefit për operime ajrore J3 Air, z. Marco Farao, i cili po e përfundon misionin dhe të emëruarit të ri në këtë post z. Di Peco dhe z. Csaba Katona, zyrtar i operimeve.

Drejtori Berisha, vlerësoi pozitivisht nivelin e bashkëpunimit në mes KFOR dhe AACK-së dhe falënderoi z. Farao për bashkëpunim gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu, mirëpriti emërimin e z. Di Peco në këtë detyrë dhe shprehu gatishmërinë e AACK-së për të vazhduar bashkëpunimin e fuqishëm me KFOR-in në të ardhmen.

​ 

Të ngjashme