Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës takon Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës folën për luftimin e kontrabandës

Prishtinë | 13 Qer 2025 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka zhvilluar një takim dypalësh me homologun e tij italian, Roberto Alesse, në margjinat e Konferencës së Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në luftimin e kontrabandës, shkëmbimin e informatave, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe asistencën teknike për përgatitjen drejt integrimit evropian.

Palët u pajtuan të vazhdojnë koordinimin në funksion të forcimit të sigurisë kufitare dhe lehtësimit të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Të ngjashme