Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë shqiptuar 360 gjoba dhe 79 vërejtje ndaj atyre që nuk i respektuan masat anti-Covid.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës çdo ditë monitorojnë në hapësirat publike sesa po respektohen masat e vendosura nga Qeveria kundër përhapjes së Coronavirusit.
Bazuar në të dhënat zyrtare, ndaj qytetarëve që shkelin rregullat, çdo ditë shqiptohen qindra gjoba.
“Me datën 03.10.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 360 gjoba sipas Ligjit të ri anti covid dhe janë dhënë 79 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve”, tha Qalaj për Gazetën Express.