Drejtori i Policisë së Kosovës dhe ZNPP Swartz kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmës në fushat me interes të përbashkët

| 10 Dhj 2021 | 15:53 | Nga

Drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe stafi i tij së bashku me drejtorin e ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve dhe Atasheu i ICITAP-it pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë si dhe këshilltarja vendore, u takuan me zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, (ZNPP) z. Bruce Swartz, në Selinë e Departamentit të Drejtësisë në Uashington D.C.

Drejtori i Përgjithshëm dhe ZNPP Swartz kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmës në fushat me interes të përbashkët. Të dy shprehën mirënjohjen për mundësinë e takimit dhe shkëmbimit të ideve dhe koncepteve.  

Të ngjashme