Sot, në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë ishte për një vizitë zyrtare ambasadori i Hungarisë József Bencze dhe atasheu István Szegedi me seli në Shkup.
Ata u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti.
Drejtori Mehmeti falënderoi Ambasadorin Bencze për vizitën dhe njëherit shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fushat që lidhen me aspektin policor.
Ambasadori po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe falënderoi Drejtorin për mikpritjen dhe gatishmërinë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje në interes të përbashkët.