Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes më të shtuar, sepse Coronavirusi mund të kthehet sërish pas një jave, raporton Ekonomia Online.
Pas daljes së Prishtinës nga karantina të hënën dhe të martën janë vërejtur numër i madh i qytetarëve të cilët kanë dalë rrugëve, shesheve e lokaleve të kryeqytetit.
“Qysh nga dje shihet një lëvizje e madhe e veturave dhe qytetarëve dhe ajo që është më shqetësues qytetarët në këmbë dhe nëpër dyqane ku shihet një numër i qytetarëve pa masa mbrojtëse. E kam një frikë heqjen e Prishtinës nga karantina për ta zëvendësuar me masa të tjera për rritjen e orarit në 180 minuta”, tha ai.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat sepse është një virus i cili mundet me na u kthy mas një jave, sepse ky fluks për momentin nuk është i logjikshëm dhe mundet me na dëmtu”, tha ai.
Ai ka thënë se tash duhet të kemi kujdes sepse është punuar shumë për ta luftuar këtë pandemi.
“Mirëpo nuk po shihet se është fundi por ka vetëm lehtësim të masave dhe të kemi kujdes që mos ta prishim në fund, sepse kemi punuar që të mos përhapet pandemi”, tha ai