Drejtori i SHKK Dibrani pret në takim Komandantin e KFOR-it

Prishtinë | 04 Gus 2025 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Ismail Dibrani, priti në takim Komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Korrektues të Kosovës, takimi ishte pjesë e angazhimeve të rregullta që Komandanti i KFOR-it mban me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë.

“Ndërveprime të tilla kontribuojnë në mirëkuptimin e ndërsjellë dhe ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve të besueshme midis KFOR-it dhe homologëve të tij”, theksohet më tej në njoftim.

Të ngjashme