Drejtori i shkollës bën 30 gabime drejtshkrimore në katër rreshta

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Drejtshkrimi i një drejtori të shkollës fillore në Kramovik të Rahovecit, lë shumë për të dëshiruar, raporton Ekonomia Online.

Ky drejtor i kësaj shkolle ka marrë mundin t’i kthejë një përgjigje një prindi, i cili ka kërkuar që vajza e tij të regjistrohet.

Në një shkresë me katër rreshta, të cilën ai e ka titulluar “Fletë pergjigje”, drejtori Ramiz Berisha ka bërë rreth 30 gabime gjuhësore.

Nga ky shembull ndoshta mund të kuptohet pse nxënësit kosovarë po dalin dobët në testin PISA.

E nga SBAShK-u nuk ka pasur ndonjë reagim pse Kosova ka dalë pothuajse e fundit në testin ndërkombëtar që vlerëson njohuritë e nxënësve; por reagimi ka qenë i menjëhershëm kur me vendim të Gjykatës Kushtetuese është pezulluar rritja e pagave të tyre.

Të ngjashme