Drejtori i shkollës dyshohet se ka rrahur nxënësin 10-vjeçar, prindërit e lajmërojnë rastin në polici

Prishtinë | 16 Jan 2025 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Një rast dhune dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt.

Aty dyshohet se drejtori i shkollës e ka dhunuar fizikisht një nxënës rreth 10-vjeçar.

Gazeta Sinjali merr vesh se rasti dyshohet se ka ndodh në tualet, ku sipas të miturit drejtori ka shkuar dhe e ka goditur.

Rasti është lajmëruar në Polici nga prindërit e nxënësit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

Të ngjashme