Drejtori i Spitalit të Gjilanit: Gjendja e të aksidentuarve është e mirë

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Gjendja e të lënduarve nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në qendër të Gjilanit, po shkon duke u përmirësuar. Në Spitalin e Gjilanit kanë treguar se një prej të aksidentuarve është liruar për në shtëpi, pasi gjendja e tij ka qenë e mirë.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu i ka thënë Gazetës Express se gjendja e të aksidentuarëve po shkon drejt përmirësimit dhe se nuk ka pasur nevojë për ndonjë intervenim.

Hajrullahu ka deklaruar se një prej tyre është liruar mbrëmë në shtëpi, pasi gjendja e tij ka qenë e mirë. 

“Gjendja e tyre është e mirë. Nuk ka nevojë për ndonjë intervenim, pasi që gjendja e tyre vetëm sa po shkon duke u përmirësuar. Mbrëmë është lëshuar nga Spitali një prej të lënduarve, derisa ëtë tjerët po vazhdojnë të trajtohen”, ka thënë Hajrullahu për Express.

Ndryshe, kamioni transportues ishte në shpejtësi të madhe dhe ka goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar aksident zinxhiror dhe shumë dëme në qytet.

Nga goditjet e kamionit ka mbetur i vdekur një person, dhe mbi të tjerë kanë marrë lëndime. Disa prej të lënduarve po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e disa të tjerë të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore janë dërguar QKUK.

Të ngjashme