Pa u bërë as 30 ditë, në shëndetësinë tonë ndodhën dy prej rasteve më makabre dhe çfarë veprimesh ndërmorën ministria e menaxhmenti i SHSKUK-së?
E shkarkuan nga detyra një u.d. kryeinspektor të afërt me LDK-në, që lidhje nuk kishte me atë punë, pasi që rasti nuk ishte lajmëruar.
Ndërsa, nuk e shkarkuan Drejtorin e Spitalit të Pejës, i cili është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe e udhëheq institucionin ku ndodhi skandali.
Që nga 13 dhjetori u mbajt i fshehtë ky rast dhe përkundër që u.d. drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Rraci, e mori vesh dy ditë pas gjatë një vizite në Pejë, as ajo dhe as u.d. ministrja Dafina Gexha-Bunjaku nuk e informuan bordin e SHSKUK-së.
Asnjëra prej tyre nuk ndjeu as obligim moral e institucional që të japë dorëheqje.
Si kundërpërgjigje, Kurti jo që nuk i shkarkoi njerëzit e tij që dështuan, por po e riemëron ministër një dështak, sepse nuk ka tjetër as kënd ta emërojë!