Gjatë këtyre ditëve Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së është duke takuar përfaqësues të ndryshëm nga institucionet ndërkombëtare, ku gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, gjegjësisht Mikaela Gronqvist, Rasa Jautakaite – Tunaitiene, Edon Kalludra dhe Nora Kokaj.
Temat e këtij takimi ishte kryesisht rreth fushëveprimit të bashkëpunimet që ka Administrata Tatimore e Kosovës me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës, të cilat edhe do të jenë pjesë e planit afatmesëm të Reformës 2019-2021.
Drejtori Murtezaj, falënderoj Zyrën e Bashkimit Evropian për përkrahjen që i ka dhënë ATK-së, po ashtu ai i njoftoj për prioritetet e tij për këtë vit, duke theksuar do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, automatizimin e shërbimeve për tatimpagues në rimbursimin e TVSH-së, kontrolleve dhe mbledhjes së detyrueshme me qëllimin e vetëm të krijimit të lehtësirave për përmbushjen e deklarimeve tatimor, si dhe rritjes së transparencës ndaj tatimpaguesve.