Milot Rashica është shndërruar në futbollistin më të rëndësishëm te Werder Bremen.
Mesfushori kosovar që po luan si sulmues te ekipi gjerman, sivjet ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje në Bundesligë.
Goli i fundit kundër Bayer Leverkusen e ka mahnitur drejtorin sportiv Frank Baumann.
“Mënyra se si ai e goditi topin tregon klasin e tij. Kur e ke parasysh që ai shënoi me këmbën e tij të majtë, të cilën e ka më të dobët se të djathtën, kjo do të thotë se Miloti ka kualitet të lartë” deklaroi Baumann.