Drejtori sportiv i Werder Bremenit vlerëson lartë Milot Rashicën

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i skuadrës së Werder Bremenit, Franck Baumann, ka lavdëruar paraqitjet e fundit të Milot Rashicës, transmeton Gazeta Metro.


Milot Rashica është duke kaluar në formë të lartë edhe në sezonin 2019/20. Nga 5 ndeshje të zhvilluara me Werderin në Bundesligë ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asistim.

E për formën e tij, ka folur edhe drejtori sportiv i klubit gjerman. Franck Baumman e ka vlerësuar lartë sulmuesin nga Vushtrria.

“Për ne, goli i Milotit ishte i rëndësishëm në një fazë kur duhej të riktheheshim në lojë. Mënyra se si Rashica e shënoi golin, thjeshtë e shfaq klasin e tij. Mënyra se si e merr topin, se si kthehet dhe se si gjuan me këmbën e majtë, e cila mund të themi se është këmba e tij e dobët, kjo tregon kualitet të klasit të lartë” – ka thënë Baumann.

Werder Bremen barazoi në ndeshjen e fundit në Bundesligë ndaj Bayer Leverkusenit 2-2. Në këtë ndeshje Milot Rashica arriti të shënoi një gol të bukur nga distanca.

Të ngjashme