Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Rexhep Kasumaj.
Kasumajt, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak, njofton Gjykata e Apelit, transmeton Koha.net.
Rexhep Kasumaj ditë më parë është arrestuar nga Policia e Krimeve Ekonomike, pasi dyshohej se ai nuk ka pranuar ta fusë një pacient në sallën e operacionit pa i paguar 100 euro ryshfet.
Ai u akuzuar për “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Marrje e ryshfetit”, nga neni 428 i këtij kodi.
“Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale”, përfundon njoftimi.