Drejtoria e Administratës së Prishtinës, njofton se për shkak të temperaturave të larta, datat e parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë shtyrë për në Shtator.
Krejt kjo sipas tyre është bërë për shkak të temperaturave të larta, transmeton Telegrafi.
Ndër tjera në njoftimin e drejtorisë thuhet që vendimi është marrë për të garantuar sigurinë dhe që qytetarët të kenë më të lehtë pjesëmarrjen.