Drejtoria e Hetimeve po i trajton 435 raste të ndryshme penale, këtë vit u sekuestruan mbi 1 mijë kg kokainë

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 13:30 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Hetimeve të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi, ka thënë se në periudhën janar-shkurt të këtij viti, janë duke i trajtuar 435 raste, ku 200 janë raste të reja, ndërsa 235 janë raste të bartura nga viti i kaluar, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Paçarizi ka deklaruar se janë 3 raste me trafikim me qenie njerëzore, për korrupsion janë 22 raste, ndërsa tha se janë shkatërruar 22 grupe kriminale.

“Statistikat për janar shkurt; janë 435 raste duke u trajtuar nga to 200 raste janë të reja dhe 235 të bartura nga viti  kaluar. Për trafikim janë 3 raste, për krime ekonomike 2, 22 grupe kriminale janë shkatërruar, janë ngritur 134 kallëzime penale, janë kryer 51 operacione dhe 123 kontrolle e bastisje”, tha ai.

“Deri më tani kemi sekuestruar 118 kilogram heroinë, 177 marihuanë, mbi 1009 kilogram kokainë, 2 shtëpi të sekuestruara, 9 lokale. Gjithashtu janë bllokuar edhe 23 llogari bankare, ku vlera e tyre është mbi 6 milionë euro”, tha ai.

Pas këtij diskutimi, kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ka njoftuar se mbledhja do të vazhdojë pa praninë e gazetarëve.

Të ngjashme