Drejtoria e Inspekcionit ka filluar procedurat për rastin e ndërhyrjes në gjelbërim pranë hekurudhës

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar se Drejtoria e Inspekcionit ka filluar procedurat për rastet e ndërhyrjes në gjelbërim pranë hekurudhës.

Postimi i plotë:

Nga data 25 janar, Drejtoria e Inspekcionit ka filluar procedurat për rastin e ndërhyrjes në gjelbërim pranë hekurudhës.

Përveç vendosjes së shiritit, palës i është lënë fletëthirrja me datë dhe orë të caktuar për t’u paraqitur në zyrat e Drejtorisë së Inspekcionit, fletëthirrje në të cilën nuk është përgjigjur askush.

Nga Hortkultura kemi marrë bilancin e dëmeve të shkaktuara në gjelbërim, me ç’rast palës i kemi shqiptuar gjobën maksimale prej 1,500.00 eurosh, dhe me procesverbal është obliguar që ta kthejë terrenin në gjendjen e mëparshme.

Vlen të theksohet se deri tani nuk ka as aplikim për leje ndërtimi nga askush. Përveç kësaj, ajo zonë është e destinuar për gjelbërim, dhe do të mbetet e tillë.

Fotografia e Shpend Ahmeti


Të ngjashme