Sami Morina ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në sportin e triatlonit, të formuar vetëm muaj më parë në Kosovë.
Morina, që deri më tani ka marrë pjesë në gara të ndryshme në shtetin zviceran, tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare.
Federata e Triatlonit të Kosovës është formuar muaj më parë. Morina, i cili ndodhet në Kosovë, sot vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga presidenti Besim Hasani dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.
Presidenti Hasani përgëzoi Morinën për vendimin e marrë, duke i uruar suksese në garat ndërkombëtare.
Vetë Morina u shpreh optimist që do të garojë për të fituar normën Olimpike Tokio 2020, për çka presidenti Hasani shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar.