Drejtuesit e Komunës së Ulqinit, vijnë nesër në Prishtinë ta prezantojnë ofertën verore 2020

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Mali i Zi e ka shpallur një fitore kundër coronavirusit. Nga të gjitha vendet e Ballkanit, ai ka shënuar më së voni raste me coronavirus dhe atje kanë filluar të hiqen të gjitha masat kufizuese duke fituar kështu betejen me COVID-19.

Ulqini, destinacioni i shumë kosovarëve për pushime verore, është hapur.

Kryetari i kësaj komune, Loro Nrekiq, vjen nesër në Prishtinë për ta prezantuar ofertën verore 2020, masat e ndërmarra rreth COVID-19 dhe shumë e shumë aspekte tjera.

Takimi do të zhvillohet në Hotel Sirius dhe aty do të jenë përfaqësues të kompanive të ndryshme turistike nga Kosova, kreu i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi dhe shumë zyrtarë tjerë nga Kosova e Mali i Zi.

“Nesër, nga  ora  10:00, në hotel Sirius në Prishtinë,  Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020”, thuhet në një njoftim derguar medieve. 

Të ngjashme