Drejtuesit e Real Madrid dhe Bayern Munich takohen para përballjes në Champions

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Pak orë para përballjes së shumëpritur mes Real Madrid dhe Bayern Munich, drejtuesit më të lartë të dy klubeve zhvilluan takimin zyrtar.

Delegacioni i klubit madrilen u kryesua nga presidenti Florentino Perez, ndërsa në krye të përfaqësuesve të klubit bavarez ishte Herbert Hainer.

Takimi, i cili është pjesë e protokollit të zakonshëm të UEFA-s për ndeshje të kësaj rëndësie, u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe respekti reciprok mes dy gjigantëve të futbollit evropian.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje organizative dhe bashkëpunimi institucional, ndërsa të dyja palët shkëmbyen edhe dhurata simbolike, në një traditë të konsoliduar në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League, mes Realit dhe Bayernit, zhvillohet sonte në ”Santiago Bernabeu”, më fillim nga ora 21:00.

Të ngjashme