Drenasi mban mbledhjen e Kuvendit Komunal, merr disa vendime

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal miraton me vota unanime Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 10 pika për rend dite, ndërsa me vota unanime nga të pranishmit është votuar Rregullorja Komunale për Transparencë si dhe Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues nga KDI-ja.

Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve.

Fillimisht është votuar procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 22.05.2019

Propozim Rregullorja Komuna për Transparencë është votuar nga të gjithë anëtarët e Kuvendit që ishin pjesëmarrës ne mbledhje.

Pas diskutimeve për pikat, 3, 4, 5 dhe 6 të propozim vendimeve për financimin e projekteve të KH “Drenica, KF “Feronikeli” KF “Drenasi” dhe projektit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, kanë kaluar me shumicë votash.

Po ashtu ne këtë mbledhje pas diskutimeve me shumicë votash ka kaluar edhe  Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022.

Drejtori për Buxhet e Financa, Shyqiri Bublaku, ka paraqitur para të pranishmëve grantet e fituara të Komunës së Drenasit gjatë vitit 2018.

Po ashtu është votuar edhe propozim vendimi për ndryshimin e Komitetit për Komunitete.

Në pikën të ndryshme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interes të përgjithshëm si dhe janë dhënë propozime ekzekutivit.

Të ngjashme