Me qëllim të sensibilizimit dhe të vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit ne Komunën e Drenasit është shënuar muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit me disa aktivitete.
Fillimisht është mbajtur një takim ne Sallën e Kuvendit të Komunës, ku merrnin pjesë, kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, anëtare të Kuvendit, shoqata të grave dhe pjesëmarrëse të tjera.
Këtë takim e ka përshëndetur kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ndërsa Dr. Shkelzen Gashi ka mbajtur para të pranishmëve një ligjëratë me temën “kanceri i gjirit dhe parandalimi i tij”.
Pas takimit në sallën e Kuvendit, për nder të shënimit të këtij muaji, ka vazhduar ecja me moton “një hap kundër kancerit të gjirit” në qytet deri në sheshin “Fehmi Lladrovci”.