Dreqi është në detaje

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 09:44 | Nga Armend Bekaj

Në letrën e pranimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, termi “Kosovë”, pa marre parasysh territori, institucionet apo popullata, “nënkuptohet te jetë në perputhje te plotë me Rezolutën 1244 te OKB-së dhe pa paragjykim per statusin e Kosovës”.

Ndersa, perkufizimi i dakorduar me ndermjetesim te BE-se me 2012 i qaset Kosoves pa paragjykim mbi statusin e saj, “ne vijë me 1244 te OKB-se dhe Opinionin e GjND-se mbi Deklaratën e Pavarësisë”

Perkufizimi i tashëm gjithsesi se eshte mbrapakthehu ne krahasim me ate te 2012-es, pasi qe nuk i referohet fare pavaresise se Kosoves. Mund te thuhet, pra, se ne fakt Kosova ketu po konsiderohet si territor, si vend (si Wales apo Skocia, p.sh.), dhe jo shtet (si Britania). Ne vend qe te kemi shkrirje te asaj fluskes se famshme te Edites, po ballafaqohemi me kokërr breshëri.

Ne balans, a eshte lajm i mire ky anetaresim? Gjithsesi po, megjithate. Vlen te theksohet se kjo puna e anetaresimit mund te shikohet jo veç si akt por edhe si proces: me kalimin e kohes dhe faktorizimin e metejshem te saj, Kosova nga brenda KeE-se mund te avansoje nga vend ne shtet. Por nderkohe, lista e kushteve shtese qe duhet plotesuar eshte e gjate dhe ketu s’ka hapesire per shmangie nga opinioni publik. Jane reformat e metejme ne demokraci, te drejta te njeriut dhe sundim te ligjit, si dhe themelimi i Asociacionit dhe çeshtja e ekspropriimit te pronave ne veri dhe gjetiu. Per kete ka perkushtim te qarte me shkrim e nenshkrim nga treshja ne pushtet.

Dhe në fund, ta shohim se a po marrim aprovimin nga Këshilli i Ministrave në maj dhe me çfarë denominimi do ta njohin Kosovën.

Të ngjashme