Dreshaj: Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Ligjin për Skemat Pensionale

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.

Dreshaj ka thënë se qeveria e Kosovës nuk pranon mendimin edhe kur ka një opinion obligues nga kushtetuesja.

“Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese”, ka thënë Dreshaj.

Reagimi i deputetit Dreshaj:

Mashtrimi vazhdon, kushtetuesja e pafuqishme!

Sapo u shkel edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti.

Logjika autoritare, kundër kushtetuese dhe diskriminuese ndaj kategorisë më të ndejshme të kësaj shoqërie, të pensionuarve u goditën edhe një herë pas shpine nga kjo qeveri.

Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese.

Këto amandamente u votuan kundër nga pushteti!

Të ngjashme