Gani Dreshaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit Peci që të iu dalin ndihmë bujqve në Kosovë.
Biznesmeni dhe ish-deputeti i parlamentit ka thënë se buka e gojës nuk është luks dhe se bujqit në Kosovë kanë nevojë për dorën e shtetit.
Sipas Dreshajt, bujqit në Kosovë me çmimet aktuale të tregut nuk kanë leverdi për punë.
Postimi i plotë:
I dashur kryeministër Kurti, i nderuar ministër Peci,
Bota është përballë një krize të thellë ushqimore. Jam thellë i bindur që është momenti ideal që të veproni dhe të ndihmoni agro-bizneset dhe bujqësinë në Kosovë.
Me çmimet e plehrave dhe produkteve bazë për mbjellje në treg, bujku kosovar nuk ka fare leverdi pune.
Andaj, si kurrë më parë, bujku kosovar ka nevojë për dorën e shtetit.
Iu lus që së më parë e sa më shpejt të shqyrtoni mundësinë që të ndihmoni bujqit në Kosovë me subvencionimin së paku të plehrave artificiale.
Lufta në Ukrainë pothuajse ka dyfishuar çmimet për të mbjella, derivatet gati se po dyfishohen, andaj është e domosdoshme që shteti të iu dal ndihmë bujqëve këtë moment.
Mielli dhe buka e gojës nuk janë luks, janë nevojë për të sotmen dhe të nesërmen, andaj kryeministër Kurti dhe ministër Peci uroj që të shqyrtoni një ndihmë sa më të shpejt dhe sa më të volitshme për bujqit në Kosovë.
Sinqerisht, Gani Dreshaj!