Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresheviq ka asistuar në golin e parë të Heerenveenit që barazoi të dielën në udhëtim ndaj PSV-së me rezultatin 2:2. Dresheviq asistoi për golin e shënuar në minutën e 34-të nga Tibor Haliloviq, ndërsa luajti gjatë tërë takimit në qendër të mbrojtjes.
Ndeshja PSV – Heerenveen u zhvillua të dielën dhe i ka takuar xhiros së 31-të të “Eredivisie” të Holandës.