Drew Barrymore mendon se nuk është nënë e mirë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Drew Barrymore ka qar në një moment sepse mendoi se nuk është nënë e mirë.

Aktorja e Hollivudit se të qenit në statusin e prindërit po e bën gjithnjë e më të mirë, por realiteti është diçka tjetër. Pastaj publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet rrëmujën që e kishin shkaktuar fëmijët e saj.

“Këtë mëngjes isha vonë në shkollë dhe u shfaqa në tuta, nuk isha tamam si një nënë e përsosur. Fillova të shqetësohem. Kështu prindërit ia bëjnë vetes”, tha ajo në video.

Artistja shihet se i ka sytë e skuqur dhe të fryrë, gjersa në një tjetër e kuruar disi për të treguar dallimin.

“Po, pas dy orëve të make-up, me fotografë dhe ndriçim të shkëlqyeshëm, mund të dukem kështu. Ndihem e bukur pas djersës së stërvitjes dhe gjatë gjithë kohës kërkoj më tepër prej vetes”, shtoi ajo.

Me këtë përpjekje, ajo arriti të humbte 10 kilogramë. “Duhet shumë përpjekje, të ushqehemi, të stërvitemi dhe të luftojmë si një luan. Gjenetikë e keqe”, tha aktorja.

Ndryshe, 43-vjeçarja ka dy fëmijë – Olive Barrymore Kopelman, Frankie Barrymore Kopelman nga martesa e mëparshme me aktorin Will Kopelman.

https://www.instagram.com/p/BrpqbNvHUIx/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme