Paris Saint Germain ka pranuar një lajm fantastik para ndeshjes së kthimit me Manchester United.
Sulmuesi i skuadrës, Edinson Cavani është stërvitur me skuadrën e tij, në prag të ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.
Uruguaiani pritet të jetë i gatshëm për këtë super ndeshje, dhe këtë e ka thënë edhe trajneri i PSG, Thomas Tuchel.
“Edi do të stërvitet me skuadrën këtë javë. Ai është duke biseduar me stafin mjekësor” ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp.
“Ai ka punuar shumë fort dhe në mënyrë profesionale. Shpresoj se ai mund të luaj të shtunën kundër Caen” ka thënë tutje gjermani.
PSG përballet me Man Utd katër ditë pas ndeshjes me Caen, me Cavanin tani që duket se do të paraqitet me skuadrën e tij.