Drita është rikthyer epërsinë prej tri pikëve në vendin e parë në tabelën e Superligës, pasi e mposhti bindshëm 4:2 Llapin në udhëtim, ndërsa Prishtina e mundi 1:0 Drenicën në Skenderaj të dielën.
Drita dhe Prishtina kanë arritur fitoren ndaj Llapit dhe Drenicës, përkatësisht, në dy duelet e fundit të xhiros së 28 në Superligë.
Kjo fitore, e dyta me radhë, bën që kampionia në fuqi ta rikthejë epërsinë prej tri pikëve në krye të tabelës.
Drita tani mbledh 61 pikë pas 28 ndeshjeve, duke e lënë mbrapa Ballkanin me 58 pikë dhe Prishtinën me 57 pikë, në një garë të ngushtë trifrontëshe për titull.
Llapi, që e pësoi humbjen e dytë radhazi, nuk e ka të sigurt mbijetesën sepse i ka vetëm gjashtë pikë më shumë se Arbëria, në vendin e parafundit.
Edhe më keq ndodhet Drenica, që pas kësaj humbjeje mbetet e teta, tri pikë larg zonës së rënies nga liga dhe tri pikë më pak se Llapi.